
Lind biznesi i dronit edhe ne Shqiperi
Droni u bë i famshëm për ne shqiptarët në ndjeshjen Shqipëri-Serbi në tetor të vitit të kaluar. Risia është se së fundmi kjo pajisje ka filluar të tregtohet në dyqanet shqiptare.
Dronet shpesh herë njihen nga të gjithë si avionë pa pilot ku kohët e fundit kanë filluar të bëhen pjesë e pazëvendësueshme në hulumtimet dhe kërkimet jo vetëm shkencore, por edhe sociale madje dhe ushtarake në shërbime nga më të ndryshme. Menjëherë pas incidentit në ndjeshje, burime nga grupi Balfin pohojnë se në dyqanet e Jambo-s (që menaxhohet nga grupi), që tregton kryesisht pajisje dhe lodra për fëmijë, pati një kërkesë të lartë për këtë pajisje, që deri në atë kohë mungonte në dyqanet në Shqipëri.
Të nxitur nga kjo kërkesë menaxherët vendosën të fusnin këto pajisje, që po tregtohen në dyqanin e pajisjeve elektronike Neptun. Ndonëse çmimi i tyre është relativisht i lartë (40 mijë lekë një pajisje) sërish kërkesa për to nuk mungon. Deri tani, kjo pajisje (objekt fluturues i telekomanduar) ishte përdorur kryesisht nga profesionistët (për xhirime, foto, në ushtri etj), por “ngacmimi” i ndjenjave patriotike po e kthen atë në biznesin më të fundit në vend.
Cfarë janë dronët?
Dronët janë helikopter model me telekomandë të cilët kanë më shumë se dy helika. Ka versione të ndryshme të cilët kanë tre-katër-gjashtë dhe tetë helika. Çfarë ka rëndësi për fotografët, është që Droni te jetë një platformë e qëndrueshme që mund të arrijë te fluturojë duke mbajtur pajisje si Kamera dhe “Gimbal” (një pajisje e domosdoshme për stabilizimin e kameras gjatë fluturimit) . Të transmetojë ose rregjistrojë videot ose fotot e bëra gjatë fluturimeve.
Siguria
Ne nuk mund të flasim në lidhje me Dronet pa folur më parë për sigurinë gjatë fluturimit. Këto objekte të mahnitshme janë lojra aq argetuese saqë është shumë e lehtë që të harrojnë se ata janë objekte të forta nganjëherë edhe të rënda, me helika që mund të prejnë ju ose ata rreth jush. Ka disa rregulla që duhet të ndiqen! Qëndro larg nga turmat, fluturo poshtë 100 metrave dhe të fluturoni rreth tre kilometra larg nga çdo aeroport.
Dhe me e rëndësishmja mos fluturoni sipër kokave të njerëzve të cilët nuk e kanë vemendjen. Në Shqiperi dhe sidomos në qytetet më të mëdha, për fatin e keq nuk ka vende publike të cilat kanë hapsira të hapura dhe të sigurta për këtë lloj argëtimi. Por vende të përshtatshme mund të konsiderohen zona e Liqenit Artificial, fusha e gjelbërt tek Sheshi Skenderbeu, apo ndonjë fushë futbolli e cila nuk është për momentin në përdorim. Instinkstivisht mund t’ju shkoje mendja për ndonjë parking të hapur, por nuk këshillohet të filloni një sherr pasi të keni thyer xhamin e shtrenjtë të një Porsche Cayenne J. Megjithatë jashtë qyteteve ka plot vende te përshtatshme dhe panorama perfekte për të ushtruar kreativitetin dhe aftësitë tuaja si pilot.
Si të komandoni një dron në fluturim?
Do mendoni që është shumë e thjeshtë të fluturoni një Drone. Fluturimi i parë me një Drone mund të zgjasë ndoshta vetëm pak sekonda duke e përplasur Dronin disa herë. Mos lejoni që kjo gjë t’ju dekurajojnë. Është si çdo gjë tjetër. Vetëm praktika ju bën të përsosur. Ju sugjerojmë që të bleni një të vogël, të lirë dhe me të cilin ju mund të mësoni të fluturoni Dronet. Është më mirë të përplasni një lodër të vogël, të lehtë që do të përplaset në bar ose në tokë i padëmtuar, se sa të përpiqeni të mësoni fluturimin me një diçka në të cilën ju keni investuar shumë para.
Shmangni kushtet atmosferike me erë të fortë. Ju duhet të filloni fluturimin "poshtë dhe jo me shpejtesi” dhe vetëm të mësoheni të fluturoni Dronin që të qëndrojë në një vend. Atëherë ju duhet të merrni kohën e duhur duke lëvizur ngadalë larg jush dhe pastaj djathtas dhe majtas. Pasi t’ia keni marrë dorën me këto lëvizje, gjërat bëhen me të vërtetë interesante kur ju të përpiqen për ta fluturuar dronin me në drejtim të kundert dhe përballë jush. Në këtë pikë, të gjitha komandat janë kthyer në të kundërtën.
Modelet baze që mund të bleni
Lista e mëposhtme është vetëm një listë e shkurtër e droneve të cilat janë në treg, kemi përzgjedhur për ju disa modele.
Drone HT Pro me 2MP Video Kamera nga Hong Tai është dron i lirë me një kamera video HD të montuar në të. Vjen me gjithçka që ju nevojitet, duke përfshirë telekomandën, helika rezervë dhe një bateri që do t'ju japë rreth tetë minuta kohë fluturimi.
Me ngarkuesin USB të përfshirë i duhen rreth 120 minuta për tu karikuar, kështu që këshillohet të blini disa bateri rezervë në qoftë se ju doni të bëni disa fluturime njëherësh. Kamera filmon videon me cilësi 720p. Ky drone është i përshtatshëm për të filluar praktikimin e flururimit.Nuk është i shtrenjtë dhe ka pjesë këmbimi të cilat mund ti blini në rastet e dëmtimeve.
Drone UDI RC është një tjetër kit i plotë me katër helika të mbrojtura dhe ju jep një kohë fluturimi rreth nëntë minutash. Bateria karikohet gjithashtu per 120 minuta. Është i pajisur me kamera dhe karte MicroSD per rregjistrimin e videove tuaja.
Cilësia e videos ka shumë të ngjarë të jetë me shumë të dridhura dhe e çrregullt dhe në qoftë se ju jeni në fazën e parë të fluturimit. Fluturimi 4 kanalesh lejon motorët për të rregulluar dhe për të stabilizuar dronin ne rastin e spostimit te erës. Nëse ju doni të bëni ndonjë përmbysje në ajër të dronit, ju duhet ta ngrini një lartësi 10 - 15 metra për të mos goditur tokën.
DRONE Phantom është një nga modelet më interesante në treg. Një imitim i modelit të famshëm Phantom 2, por skeleti i tij është më i vogël.
Kamera është HD me një rezolucion 1600 x 1200 dhe bën filmime me të vërtetë fantastike duke u krahasuar me cmimin që ka. Koha e karikimit të baterisë është 90 minuta dhe nje kohe fluturimi rreth 9 minutash. Distanca e komandimit shkon diku tek 80m. Jo keq për një drone kaq të lirë. Prodhuesi ka përfshirë në paketë edhe 4 helika reserve në rastin e thyerjes së tyre, megjithëse helikat e dronit jane te mbrojtura.
DRONE Walkera vjen nga një prodhues me reputacion të mirë i cili po konkuron me liderët e kesaj industrie. Walkera shquhet për stabilitetin dhe cilësine e prodhimeve të saj. Ky drone është relativisht më i vogël në përmasa se modelet paraardhëse, megjithatë është shumë i fuqishëm. Droni ështe i vecantë meqenese komandohet me anë të smartphone.
Mund të shkarkoni aplikacionin “WK-Remote” për ta komanduar atë. Kamera ka një cilësi të pranueshme dhe komandohet gjithashtu nga Smartphone. Koha e fluturimit është rreth 10 minuta. Karikimi është më i shpejtë se modelet e përmendura më lart, rreth 60 minutash.
Më të lexuarat








